Sot në mbrëmje, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti kinez Xi Jinping, zhvillojnë një takim virtual, në përpjekje për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit.
Ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, thotë se nuk pret asnjë rezultat nga takimi.
Ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, tha se nuk pret ndonjë zhvillim të madh nga samiti virtual mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez Xi Jinping.
Dy udhëheqësit do të diskutojnë pasditen e së hënës, në një përpjekje për të afruar Uashingtonin dhe Pekinin.
“Një samit virtual nuk është i njejtë me një takim të drejtpërdrejtë. Mendoj se do t’i lexojnë nga një deklaratë njëri tjetrit, tipike kineze. Mbetet të shihet nëse do të ketë diskutim të vërtetë. Unë nuk pres asgjë nga kjo. Sigurisht, Uashingtoni bëri një lëvizje të kujdesshme duke vendosur pritshmëri të ulëta”, thotë zoti Bolton.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ditë më parë tha se Uashingtoni do të fokusohet në menaxhimin e kushteve të konkurrencës mes dy rivalëve, ndërsa shtoi se nuk pritet që takimi të përfundojë me zgjidhjen e mospajtimeve mes ekonomive më të mëdha në botë.
ShBA e sheh shtetin kinez si konkurrent strategjik, ndërsa Pekini synon rritjen e ndikimit ushtarak dhe ekonomik në mbarë botën. Megjithatë, në prag të takimit, retorika nga të dyja palët është zbutur.
Dy emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në botë, njoftuan papritur në samitin e klimës në Glasgou të Skocisë, se do të punonin së bashku për të ulur emetimet ndërsa paralajmëruan takime të rregullta për të zbutur krizën klimatike.
Megjithëse shumica e panë këtë si një hap tjetër pozitiv në marrëdhëniet ShBA- Kinë, zoti Bolton nuk pajtohet.
“Administrata Biden bëri një gabim të madh duke vendosur çështjen e ndryshimeve klimatike në qendër të marrëdhënieve ShBA-Kinë. Në fillim ata thanë se do të veçonin ndryshimet klimatike nga çështjet e Tajvanit, Detit të Kinës Jugore dhe problematikave tjera. Mendoj se Kina ka përfituar nga administrata”, thotë ai.
Ndër disa komente të tjera, zoti Bolton, një kritik i ashpër i ish Presidentit Trump,mendon seish presidenti nuk do të rihyjë në garën për Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk mendoj se ai do të vërë kandidaturën.Mendoj se është thellësisht i frikësuar nga një humbje tjetër. Ai nuk do që të mbahet mend si humbës”, thotë zoti Bolton./voA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...