Kombëtarja U21 e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, Dardanët bënë përgatitjet finale, me synimin që nesërmbrëma ta realizojnë fitoren e dytë në këtë cilël kualifikues.
Përzgjedhësi Nees tha se janë përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën.
Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy kombëtaret, ndërsa futbollistët Florent Hoti dhe Kreshnik Krasniqi përveq optimizmit thanë se është ndjenjë e veçantë të luajnë dy kombëtare shqiptare mes vete.
Ndeshja Kosovë U21 – Shqipëri U21 zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I