Shqipëri, 7 viktima dhe 194 infektime në 24 orë

21:25 | 15 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Në 24 orët e fundit ka patur përgjysmim të shifrave të infektimeve me Covid-19, por për fat të keq dyfishim të fataliteteve.

Nga 2587 testimeve kanë rezultuar pozitivë 194 persona dhe po kaq është dhe numri i të shëruarve, ndërsa jetët e humbura të shënuara në spitalet Covid janë 7. 3 qytetarë nga Tirana të moshave nga 53 në 79 vjeç, një qytetar nga Kruja, 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një 71-vjeçar nga Fieri dhe një 74-vjeçar nga Durrësi.

Tirana, që prej nisjes se pandemisë kryeson listën e infektimeve ditore, 107 raste në 24 orë, ndërsa qytetet e tjera nuk i kalojnë 14 raste. Aktivë aktualisht në të gjithë vendin janë rreth 8 e 400 persona ndërsa në spitale po marrin trajtim 172 të infektuar dhe për fat të keq 29 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme