Kryeministri i Britanisë së Mdhe, Boris Johnson tha se sulmi në spitalin e grave në Liverpool nuk do të ndryshojë ‘mënyrën tonë të jetës’.
Më herët sot, policia konfirmoi se po e trajton shpërthimin e taksisë në Spitalin e Grave në Liverpool si një “incident terrorist”.
Duke folur në një konferencë për shtyp për koronavirusin, kryeministri lëshoi një deklaratë në lidhje me incidentin në Liverpool.
“Në emër të të gjithë vendit dua t’i bëj homazhe shërbimeve të urgjencës që u përgjigjën me një shpejtësi dhe profesionalizëm të tillë. Policia ka konfirmuar se ky po trajtohet si sulm terrorist, tha ai shkrun Liverpool Echo, raporton arbresh.info.
Tutje kryeministri britanik tha se ata nuk do të dorëzohen kurrë para sulmëve të tilla.
“Por ajo që dje tregoi mbi të gjitha është se populli britanik nuk do të goditet kurrë nga terrorizmi, ne kurrë nuk do të dorëzohemi para atyre që kërkojnë të na ndajnë me akte të pakuptimta dhune. “Liritë tona dhe mënyra jonë e jetesës do të mbizotërojnë gjithmonë”, u shpreh ai./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...