Google ADS

Zbulohet shkalla e dëmtimit të Kumbullës, ja kur rikthehet

15:35 | 15 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla u zëvendësua në ndeshjen Angli – Shqipëri pas vetëm pak minutash për shkak të problemeve fizike.

Por, duke iu referuar raportimeve të mediave italiane lidhur me analizat që ka kryer së fundmi Kumbulla, ai nuk ka pësuar lëndim muskular dhe mesa duket nuk ka asgjë serioze.

Ka shanse që mbrojtësi të jetë i gatshëm për trajnerin e Romës, Jose Mourinho që në sfidën e parë të kësaj fundjave ndaj Genoas.

Rikthimi i Kumbullës është i rëndësishëm për verdhekuqtë duke pasur parasysh që Mourinho nuk ka në dispozicion, Chris Smalling.

21-vjeçari u zëvendësua qysh në minutën e 17-të në ndeshjen kundër Anglisë, përballje kjo e cila përfundoi me rezultat 5-0 në të mirë të “Tre Luanëve”./Arbresh.info

Të ngjashme