Manchester United ka hapur bisedimet me Zinedine Zidane për t’u bërë menaxher i klubit.
“Djajtë e Kuq” janë në prag të shkarkimit të trajnerit aktual, Ole Gunnar Solskjaer pas një fillimi të dobët të sezonit dhe shumë presin që situata e tij të bëhet e paqëndrueshme nëse rezultatet nuk përmirësohen shpejt.
Zidane nuk është duke menaxhuar ndonjë skuadër që nga përfundimi i periudhës së tij të dytë me Real Madridin në fund të edicionit të kaluar.
Ka pasur shumë spekulime që e lidhin atë me punën e United, por kjo është zbehur nga raportet se ai nuk është i interesuar të menaxhojë në Premier League dhe se United nuk është ende i gatshëm të “sakrifikojë” Solskjaer.
Megjithatë, specialisi i transferimeve, portugezi, Pedro Almeida pohon se bisedimet tani janë në zhvillim mes “Djajve të Kuq” dhe ikonës franceze.
“Bisedimet mes Zinedine Zidane dhe Manchester United kanë filluar”, ka konfirmuar Almeida në “Instagram”.
View this post on Instagram
“Kujdes, marrëveshja është e vëshitrë sepse preference e trajnerit francez për momentin është të drejtojë një ekip kombëtar”.
Për sa i përket dëshirës së raportuar nga Zidane për t’u bërë trajneri i Francës, kontrata e trajnerit aktual, Didier Deschamps është e vlefshme deri në vitin 2022 dhe siç raporton “L’Equipe” ende nuk janë planifikuar bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Kjo potencialisht mund të lërë një derë të hapur për Zidane për të marrë drejtimin e “Les Bleus”./Arbresh.info
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...