Futbollistët serb festojnë me simbole nacionaliste për Kosovën

11:21 | 15 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Futbollistët e kombëtares serbe mbrëmë kanë mposhtur Portugalinë në Lisbonë me rezultat 2-1, fitore përmes së cilës siguruan edhe kualifikimin direkt në Botërorin “Katari 2022”.

Pas ndeshjes, festa ishte e madhe e kësaj komëtareje.

Në një fotografi që po qarkullon, tre futbollistë serb, Filip Kostic, Stefan Mitrovic dhe Dusan Vlahovic janë parë duke veshur fanellat zyrtare të Federatës së Futbollit të Serbisë, ku mbi to shkruhej kënga nacionaliste serbe “Flamuri ser btë valojë nga Prizreni në Rumija”.

Ata shihen edhe duke ngritur tre gishta, simbol ky nacionalist serb.

Mbetet të shihet çfarë veprimi do të marrë FIFA pas këtij skandali të madh në Lisbonë.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë kishtë dënuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në vitin 2018 pasi kishin festuar me shqiponjë kunër Serbisë, ndeshje ajo e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Russia 2018”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme