Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot hidhërimi në fushë, pasi Portugalia nuk arriti të kualifikohej direkt në Kupën e Botës, pas humbjes kundër Serbisë të dielen.
Serbia udhëtoi drejtë Lisbonës, e vetëdijshme se një fitore do t’ia siguronte vendin e parë dhe kualifikimin direkt në Katar.
Renato Sanches e kishte kaluar Portugalinë në epërsi qysh në minutën e dytë, por Serbia ia doli të rikthente rezultatin falë golave të Dusan Tadic dhe Aleksander Mitrovic.
Pas golit të Mitrovic në minutën e 90-të, Ronaldo u ul i përlotur nga dëshpërimi i “dështimit” të ekipit të tij kombëtar.
Kombëtarja serbe doli fituese e Grupit A me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Portugalia u rendit e dyta me 17 pikë.
Portugezët, të prirë nga Ronaldo do të kërkojnë një vend në Botëror përmes play-offit.
Në play-off, për një vend në botëror Portugalia, do të përballet me njërën prej këtyre kombëtareve, Suedinë, Uellsin, Zvicrën, apo Italinë, Finlandën apo Ukrainën, Skocinë, njëra mes Turqisë, Norvegjisë apo Holandës, si dhe Rusinë, Poloninë apo Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut apo Rumaninë./Arbresh.info
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani