Ezgjan Alioski, një nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në suksesin historik të kësaj përfaqësueseje për kualifikimin në play-offin e Botërorit “Katari 2022”, përcolli emocionet e kësaj arritjeje nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Euro Qualifiers” në Supersport.
“Ne jemi të kënaqur shumë, por rruga është shumë e gjatë. Nuk është e lehtë, por kaq sa kemi arritur është historike. Pas Evropianit, është hera e parë që shkojmë në play-off, është historike për Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë ta kalojmë edhe barazhin pastaj do të jetë festë e madhe”.
Duke pasur parasysh se Portugalia mund të jetë një nga kundërshtarët e Maqedonisë së Veriut në play-off, Alioski tha se në futboll nuk ka favorit.
“Varet, do të jetë ndeshje e vështirë kundër Portugalisë, por në futboll nuk ka favoritë, mund të ndodhë çdo gjë”.
Ndërsa, kur u pyet se me cilën kombëtare do të donte të përballej përgjigja e tij ishte interesante.
“Zvicrën e kam qejf, sepse jetoj në Zvicër dhe nuk kam luajtur kurrë kundër kësaj përfaqësueseje”.
Maqedonia e Veriut arriti sukses historik në këto kualifikime, duke arritur vendin e dytë dhe duke siguruar play-off e kësaj gare./Arbresh.info
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...