Analisti politik, Lulzim Zeneli, ka thënë që pas rezultatit zhgënjyes të Lëvizjes Vetëvendosje, kësaj partie i nevojitet ruajtje e qetësisë në mënyrë që ta krijojë një mendim të qartë rreth situatës në të cilën gjenden.
“Në fakt është e pritshme [heshtja e Albin Kurtit] në qoftë se ambiciet apo synimet një subjekti politik ka në qenë shumë më të mëdha se ky rezultat dhe të paktën target i ka pasë dy komunat kryesore siç është komuna e Prishtinës dhe e Prizrenit, dhe nuk ka rezultat pozitiv, atëherë normalisht që tash i nevojitet ta ruajë qetësinë dhe ta marrë vetveten që ta konsolidojë edhe mendimin në raport me përkrahësit, anëtarësinë dhe opinionin e gjerë”, ka thënë Zeneli për Klan Kosovën.
Zeneli mendon se ky rezultat sjell pasoja te një parti e cila brenda një viti i ka fituar mbi 50 për qind të votave, dhe muaj më pas ka pësuar një rezultat të dobët në zgjedhje lokale.
“Normalisht, një subjekt politik i cili prej një rezultat mbi 50 për qind të votave me një shumicë absolute në zgjedhje nacionale, të bie në një rezultat të tillë çfarë është ky, atëherë normalisht që ka pasojë në kuptimin e asaj që një subjekti politik i nevojitet ta marrë vetveten dhe për këtë i nevojitet kohë dhe një analizë thelbësore”.
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...