Janë numëruar 100 për qind e votave në komunën e Gjakovës. Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka uruar kundërkandidatin e saj Ardian Gjini për fitoren në këtë komunë.Ajo ka thënë se ka qenë proces i rregullt zgjedhor me disa incidente të vogla.
“Ne kemi garuar të vetëm, tabori tjetër ka qenë me të gjitha partitë. Kemi pasur bindjen që qytetarët do ta vlerësojnë programin”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila tha se Gjakova ka pasur nevojë për ndryshim, por ja që nuk e votuan atë.
“Tani ndryshimi duhet të vijë nga qendra”, tha ajo, duke aluduar në Qeverinë Kurti.
Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 20.254 vota ndërkaq Kusari-Lila ka marrë 15.873 vota.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin