Sonte në Budapest të Hungarisë është duke u mbajtur një nga evenimentet më të mëdha të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2021.
Njëra nga prezantueset e këtij eventi ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shkruan arbresh.info
Rita e cila do të ndajë një nga çmimet, është shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.
Në një postim të ndarë në rrjete sociale nga faqja zyrtare e MTV, çifti duken të mahnitshëm të veshur tërësisht në të zeza.
Gjithashtu edhe Taika u shfaq po ashtu me kostum të zi e një këmishë të zezë.
Në këtë ngjarje të nominuar janë edhe artistët e tjerë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon’s Tears. /arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek