Amir Rrahmani është deklaruar për barazimin 1-1 të Kosovës ndaj Greqisë.
Dardanët e mbyllën fazën kualifikuese të Kupës së Botës në vendin e fundit, e që ishte një ecuri e dobët rezultatesh.
Golashënuesi i vetëm në këtë takim për tanët ka deklaruar se tani është koha për ndryshime dhe të luftojnë për rezultate pozitive.
“Ishte një ndeshje që mund ta fitonim dhe ta humbasim. Kishim të dyja ekipet raste dhe nuk ishim të koncentruara maksimalisht të dyja skuadrat, pasi dëshira ishte të fitonim ndeshjen dhe kjo ka bërë që të lejojmë shumë hapësira”, deklaroi Rrahmani.
“Besoj se barazimi ishte rezultat real pas asaj që treguam në këtë ndeshje”, ka thënë Rrahmani. Ai kishte reaguar me nervozizëm pasi shënoi golin e barazimit”.
“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervoz. Ky është karakteri im, mendoj se jemi një skuadër që mund të luftojmë për më lartë. Nuk ka më justifikime, duhet të ketë ndryshim pasi mund të janë kualifikimet e fundit apo të parafundit që jemi në këtë moshë kështu që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, përfundoi kapiteni i Kosovës.
Kosova e përfundon aventurën kualifikuese në Kupën e Botës në vendin e pestë me pesë pikë në Grupin B, me Spanjën si lider me 19 pikë, Suedia me 15, Greqia me dhjetë dhe Gjeorgjia me shtatë sosh./telegrafi
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...