Zgjedhjet lokale në Dibër në rrethin e dytë janë mbajtur sot në Dibër për të parin e komunës. Në këtë rreth kanë garuar Hekuran Duka nga BDI dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH/AAA.
“Në këto momente emocionuese nuk është lehtë të gjenden fjalët. Ju falemnderoj për besimin, që edhe një mandat të përballemi me probleme. Edhe për këto katër vite, Dibra do të ndryshojë shumë. Falemnderoj qytetarët dhe strukturat e partisë për kontributin e dhënë. Bashkëatdhetarët tanë nga SHBA dhe Evropa që më përkrahën, i falemnderoj shumë” tha Duka para qytetarëve.
Dibranët filluan festën pas fjalimit të Dukës.
Dalja në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër ka qenë mbi 45% ndërsa kanë votuar 8534 qytetarë nga 19211 me të drejtë vote. Sot në Dibër është votuar në 27 vendvotime.
Rrethi i dytë në Dibër mbahet sot, dy javë nga rrethi i dytë në gjithë komunat tjera, përshkak të rivotimit më 31 tetor, 2021. /Telegrafi/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare