Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë.
Balla shkruan se Kosova ka një kulturë demokratike në procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu ka uruar kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Ramën dhe të kandidatëve fitues.
“Përgëzime popullit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike. Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë). Urim i veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK”, shkruan Balla.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit