Pas humbjes në zgjedhje, kandidati PDK-së tërhiqet nga politika

22:01 | 14 Nëntor 2021
A. B.

Kandidati i PDK’së në Malishevë, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pas humbjes në zgjedhje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kilaj ka thënë se jeta poltike për të ka mbaruar, derisa ka falenderuar të gjithë ata që i kanë besuar.

“Të dashur qyteterë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë tëPDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj.

Ndryshe, zgjedhjet në Malishevë i ka fituar Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme