Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri e pranon humbjen në këto zgjedhje.
Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK, Ferit Idrizin.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt,Xhafer Tahiri. /arbresh.info/
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...