KQZ: Nuk kemi informacione se në kliniken Infektive nuk janë dërguar fletëvotime

20:00 | 14 Nëntor 2021
L G

Kryetari i Komisionit qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi tha se nuk është i informuar se në Klinikën Infektive në QKUK nuk janë dërguar fletëvotime.

Gjatë konferencës për media, Radoniqi u pyet nga arbresh.info se pse nuk janë dërguar fletëvotimet në Klinikën Infektive edhe pse kanë pasur të drejtë vote.

Mirëpo, kreu i KQZ-së mohoi të ketë dijeni për një gjë të tillë.

“Nuk kemi informacion të tillë, unë jam informuar që të gjitha fletëvotimet kanë shkuar në vendin e duhur”, tha ai.

Ndryshe, pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive (QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Arbresh.info, nga burimet mëson se, KQZ, ka marr emrat dhe numrat e letërnjoftimit të pacienteve të shtrirë, por askush nga ekipi i KQZ-së nuk ka shkuar me listë për të ua mundësuar votimin.

Arbresh.info ka kontaktuar rreth kësaj çështje me drejtorin e Klinikës Infektive Arben Vishaj, por nuk është përgjigjur, duke thënë vetëm kontaktoni me zyrën për media./arbresh.info/

LEXO EDHE

KQZ nuk dërgon listat, pacientët në Klinikën Infektive mbesin pa votuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme