Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 2.667 teste, ndërsa janë regjistruar 285 raste të reja me coronavirus.
Në Shkup – 110, Manastir – 30, Prilep – 24, Koçan – 20, Veles – 17, Kumanovë – 16, Tetovë – 10, Kavadar – 9, Gjevgjeli – 8, Negotinë – 7, Resnjë – 5, Shtip, Ohër, Kërçovë dhe Sveti Nikollë nga 4, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 3, Bogdanci – 2, Strumicë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip dhe Kratovë nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 328 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë regjistruar pesë viktima. 2 persona të vdekur nga Shkupi (72 dhe 91) dhe Velesi (72 dhe 87) dhe një i vdekur nga Berova (79).
Po ashtu, sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar tre persona të vdekur me datë vdekje nga data 22.10.2021 deri më 26.10.2021. Viktimat janë nga Shkupi (2) dhe Koçani (1), të moshës 72-85 vjeç.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 209.277, numri i të shëruarve është 193.400, numri i të vdekurve është 7.328, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.549./Telegrafi/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...