Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastratit, ka pranuar se Kastrati është sulmuar mbrëmë nga “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”, shkruan arbresh.info.
“Mbrëmë rreth orës 22:40 është sulmuar Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok. Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njëjtit sulmues fare nuk janë dërguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë masë kundrejt tyre”, ka shkruar Ibrahimi.
Arbresh.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar.
“Po rasti është raportuar mbrëmë është cilësuar si sulm dhe dëmtim prone. Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Hashani./arbresh.info/
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...