Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “The Lancet Diabetes & Endocrinology” deri tani e kemi kuptuar diabetin në mënyrë të gabuar.
Kjo sëmundje deri tani zakonisht është klasifikuar në dy kategori tipi 1, i cili paraqet sëmundjen e sistemit imunologjik, dhe tipi 2, i cili paraqet pasojën e mënyrës së pashëndetshme të jetës, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Rreth 90 deri 95 për qind e të sëmurëve me diabet sot janë klasifikuar në tipin 2.
“Megjithatë, situata nuk është edhe aq e thjeshtë”, thotë për gazetën “Guardian” hulumtuesi Leif Groop, endokrinolog në Universitetin Lund, Suedi.
Ekzistojnë nëntipat e kësaj sëmundjeje, të cilët kërkojnë lloj tjetër të trajtimit. Ekipi i mjekëve ka studiuar 14.775 të sëmurë me diabet dhe ka konstatuar që diabeti mund të ndahet në pesë grupe “gjenetikisht të ndryshme”.
Këto janë:
Grupi 1: Diabeti i rëndë autoimun. Esencialisht njësoj si edhe tipi 1.
Grupi 2: Forma e rëndë e mungesës së insulinës. Si edhe tipi 1, shfaqet kryesisht te njerëzit e rinj dhe te njerëzit e shëndetshëm, mirëpo shkaktar i këtij tipi të diabetit nuk është sistemi imunitar.
Grupi 3: Forma e rëndë e mungesës së insulinës. Trupat e njerëzve shumë të shëndoshë më nuk reagojnë në prodhimin e insulinës.
Grupi 4: Diabeti i lidhur me njerëzit mesatarisht të shëndoshë. Këta pacientë kanë tepricë kilogramësh, mirëpo metabolizmi i tyre i afrohet normales nga metabolizmi i njerëzve nga grupi i tretë.
Grupi 5: Forma e butë e diabetit, e lidhur me plakjen. Njëri ndër tipat më të shpeshtë
Të gjitha grupet janë të lidhura me rreziqe të ndryshme, ndërkaq pacientët më mirë do të mund të reagonin ndaj tretmanëve të ndryshëm, të dedikuar secilit grup veç e veç. / arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...