Procesit të votimit i janë nënshtruar edhe të burgosurit, në raundin e dytë, e ku tashmë në të gjitha Institucionet Korrektuese ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve, shkruan arbresh.info.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, i cili ka bërë të ditur se 339 të burgosur kanë refuzuar të votojnë.
“Ka përfunduar procesi i votimit të të burgosurve në të gjitha Institucionet Korrektuese. Sipas listave të KQZ-së, të drejtë vote kanë pasur gjithsej 736 të burgosur, prej tyre të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 397 të burgosur, ndërsa 339 të burgosur kanë refuzuar”, ka thënë Gashi./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...