Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në nderim të katërmbëdhjetë pjesëtarë të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë.
Kjo ceremoni është organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, transmeton arbresh.info
Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të katërmbëdhjetë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, të rënë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s dhe KFOR-it.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada britanike në Prishtinë, mbështetur edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në nder të Ditës së Përkujtimit, u bënë homazhe para Memorialit të Dëshmorëve Britanikë, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni përkujtimore, të rënët u nderuan edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott./arbresh.info/
Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NAT...
Moti sot në Shqipëri
Parashikimi i motit për të premten
Një shpjegim i thjeshtë përse zemra nuk preket nga kanceri
Zbardhet lista e Anglisë për ndeshjet e tetorit
Kurti për AP: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të rrezikonte p...