Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se nuk ka nevojë për panik nga ky nënvariant, pasi që sipas tij armën kryesore për t’u mbrojtur nga ai (Vaksinën) e ka Kosova.
Sipas tij, 93% e personave të shtrirë në spitale në vend nuk kanë qenë të vaksinuar.
Shkrimi i tij i plotë:
– Varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre.
– Nuk ka nevojë për panikë nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë!
– Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital.
– Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital NUK kanë qenë të vaksinuar!
– Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontrollë dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë.
– Në kohën e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim.
– Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo.
– VAKSINOHU! NESËR MUND JETË SHUMË VONË./arbresh.info/
Stavileci: Dogana do të tejkalojë vitin e kaluar për të hyra...
Dhjetë gabime që ndikojnë në gjumin tonë dhe si t’i sh...
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...