Shefi i zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, pas vizitës që i ka bërë qendrës se votimit në Fakultetin e Filologjisë ka thëne se nga ajo çfarë ka parë procesi është duke shkuar në rregull.
Ai ka thënë se dalja deri në këto momente është më e ulët se në raundin e parë, por ai ka shprehur bindjen së numri i daljes do të rritet.
“Gjithçka po duket që është duke shkuar mirë, njerëzit në vendvotime janë të trajnuar dhe janë duke e bërë punë profesionale. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, dhe jam i impresionuar. E vërejta që pjesëmarrja është më pak se në raundin e parë, shpresoj që njerëzit të marrin pjesë më shumë, se është mundësi për qytetarët për të ndikuar në komunën e tyre. I bëjë thirrje qytetarëve që të votojnë” ,tha ai.
Szunyog ka shtuar se ekipet vëzhguese nga Bashkimi Evropian do të publikojnë raportit të martën. Ai është shprehur se ka pasur mangësi edhe në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale duke u bërë thirr partive të bashkëpunojnë për eliminimin e tyre.
“BE ka ekipet vëzhguese edhe për këtë raund, por gjithashtu ka mision vëzhgues nga Brukseli, kemi dhjetëra vëzhgues afatgjatë dhe për kohë të shkurtë. Raporti i tyre do të publikohet të martën, dhe po presim që vitin e ardhshëm do të jetë i gatshëm edhe raporti i përgjithshëm i zgjedhjeve. Ka probleme që ka pasur në ato qendrore dhe ato lokale, dhe këto probleme duhet të adresohen, dhe shpresojë partitë politike do të bashkëpunojnë. Ka pasur rekomandime të ndryshme dhe do të këtë rekomandime tjera”, deklaroi ai.
Sot, 4 javë pas zgjedhjeve të 17 tetorit, mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Sipas listës përfundimtare të votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto 21 komuna është: 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
Numri i qendrave të votimit në këtë raund të dytë të zgjedhjeve është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime./arbresh.info/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...