Mbrojtësi legjendar i Brazilit, Cafu ka shprehur besimin e tij se Neymar është “teknikisht më i mirë” se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Neymar ka shijuar një karrierë të shkëlqyer që kur shpërtheu në skenë me Santos në vitin 2009, duke u vendosur në mesin e elitës evropiane te Barcelonës përpara se të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori duke iu bashkuar Paris Saint-Germain.
Është sugjeruar se qëndrimi i 28-vjeçarit e ka penguar atë të arrijë majat edhe më të larta, por Cafu e ka ende një vlerësim më të lartë se Messi dhe Ronaldon për sa i përket aftësive individuale.
Ish-kapiteni i Brazilit e krahasoi Neymarin me shokun e tij të skuadrës në PSG dhe yllin e Manchester United gjatë një interviste për “Marca”, ndërsa këmbënguli se bashkatdhetari i tij duhet të përmirësohet vetëm në një fushë.
“Neymar është teknikisht më i mirë se Messi, më i mirë se Cristiano Ronaldo, por ai duhet të marrë përgjegjësinë e një lideri”, tha Cafu.
“Dikush duhet t’i përkushtohet 100 për qind futbollit, unë nuk jam më i mirë se Neymar, por jam më i mirë se mbrojtësit e tjerë të djathtë sepse i jam përkushtuar kësaj”.
“Neymar duhet të bëhet kapiten”, përfundoi ai.
Neymar ka fituar 24 trofe gjatë karrierës së tij 12-vjeçare si futbollist profesionist, duke përfshirë tetë tituj lige dhe një “Champions League”.
Playmakeri brazilian ka shënuar 265 gola në 447 ndeshje deri më sot, 90 prej tyre në fanellën e PSG-së./Arbresh.info
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës