Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memeli Krasniqi, pas votimit që ka bërë në shkollën “Hasan Prishtina”, së bashku me bashkëshorten e tij, Meliza Krasniqi, ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje.
Ai ka thënë se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët, prandaj qytetarët duhet të dalin në mënyrë masive në zgjedhje, pavarësisht se kush është në garë.
Edhe sot në këtë raund të dytë bashkë me Melizën votuam në Prishtinë, sepse besojmë që është obligim i të gjithëve dhe pavarësisht kush e ka vazhduar garën qytetarët të dalin në mënyrë masive të japin verdiktin e tyre se kush dëshiron të udhëheq në katër vjetarin e ardhshëm”.…besoj fuqishëm se zgjedhjet lokale janë për qytetarët dhe jo për politikanët, andaj është e rëndësishme të kemi pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve. Është ditë e bukur dhe shpresoj që të jetë ditë e shkëlqyeshme për demokracinë dhe prej këtu e tutje të kemi institucione lokale funksionale që e bëjnë punën e tyre”, tha Krasniqi.
Sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna të Kosovës./arbresh.info/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...