Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka votuar në Fakultetin Juridik.
“Moti shumë i bukur dhe pa të reshura”, është shprehur Kurti pas votimit.
Para medieve ai shtoi se dalja masive e qytetarëve është e pritshme, duke thënë se roli i komunave është i madh.
“Komuna është publikja e lagjes dhe qeliza e shtetit. Sot është ditë e bukur dhe ftoj qytetarët të dalin masovisht në zgjedhje për të zgjedhur udhëheqësit e tyre”, tha Kurti.
Ai theksoi se mekanizmat e shtetit janë në nivel të detyrës për të organizuar një proces sa më demokratik.
I pyetur nëse si kryeministër do të bëjë dallime sa i përket përkrahjes së komunave ku VV nuk do të udhëheqë, Kurti është shmangur kësaj përgjigje, duke thënë se “fushata ka përfunduar të premten, e të shtunën ka qenë heshtje zgjedhore, ndërsa sot flasin qytetarët”.
Sot, 4 javë pas zgjedhjeve të 17 tetorit, mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot.
Sipas listës përfundimtare të votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të dretë vote në këto 21 komuna është: 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
Numri i qendrave të votimit në këtë raund të dytë të zgjedhjeve është 575 me gjithsej 1,638 vendvotime./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...