Kompania ajrore Zvicerano-Gjermane, Germania Flug AG në partneritet me Air Prishtina do të fillojë me fluturime në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ nga kjo javë në destinacionin Cyrih-Prishtinë-Cyrih.
Në një komunikatë për media të Aeroportit thuhet se fluturimi inaugurues do të bëhet sot me kohën e arritjes në 08:40.
Fluturimet e Germania Flug AG do të operohen me aeroplanin Airbus 319 tri herë në javë (të mërkurave, shtunave, dhe të dielave). Fillimi i fluturimeve për në Prishtinë nga Germania Flug AG do të rrisë numrin e mundësive për pasagjerët që udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe do të ofrojë më shumë opsione për të udhëtuar në Kosovë dhe anasjelltas.
“Kemi kënaqësinë e hapjes së lidhjes së re ndërmjet Cyrihut dhe Prishtinës. Germania dhe Air Prishtina po bashkëpunojnë për shumë vite me radhë në Gjermani dhe jemi krenar që tani kemi një partneritet edhe në Zvicër, gjithashtu”, ka thënë Urs A. Pelizzoni, anëtar i bordit të Germania Flug AG.
Përveç kësaj, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se është rritur edhe numri i fluturimeve.
Nga 29 marsi me një fluturim po shërbehet edhe qyteti Bergamo në Itali./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...