Google ADS

Ndeshjet e sotme kualifikuese për “Katari 2022”

08:40 | 14 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Sot do të zhvillohen edhe ndeshjet e fundit në disa prej grupeve në kuadër kualifikimeve për Botërorit “Katari 2022”.

Grupi A:

Luxembourg do të përballet me Irlandën, ndeshje kjo që nuk do të ketë rëndësi të madhe për shkak se të dyja skuadrat kanë mbyllur këtë garë.

Në anën tjetër, ndeshja mes Portugalisë dhe Serbisë do të jetë përballja vendimtare për kualifikimin direkt në Botëorin “Katari 2022”.

Portugalia gjendet në vendin e parë me 17 pikë, ndërsa me po aq pikë është edhe Serbia e cila gjendet në vendin e dytë.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

Grupi B:

Në grupin B do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Greqia do të jetë nikoqire e Kosovës, në një përballje e cila nuk do të ketë rëndësi të madhe për të dy skuadrat, pasi asnjëra nuk mund të arrijë në shifrën e pikëve që dërgojnë në kualifikimin direkt apo përmes “play-off”.

Në anën tjetër, përballja mes Spanjës dhe Suedisë do të ketë rëndësi të madhe për shkak se të dy skuadrat do të garojnë direkt për vendin e parë.

Spanja gjendet në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa me një pikë më pak është Suedia e cila gjendet në vendin e dytë.

Të gjitha ndeshjet në këtë grup do të zhvillohen me fillim nga ora 20:45.

Grupi H:

Në këtë grup ndeshja më interesante do të jetë përballja mes Kroacisë dhe Rusisë e cila do të jetë përballje direkte për të zënë vendin e parë në këtë grup.

Rusia gjendet në vendin e parë me 22 pikë, ndërsa Kroacia në të dytin me dy pikë më pak.

Ndërsa ndeshjet Malta – Slovakia dhe Sloveni – Qipro nuk do të kenë rëndësi të madhe për shkak se ka përfunduar gara me kohë për këto skuadra.

Të gjitha ndeshjet në këtë grup do të fillojnë nga ora 15:00.

Grupi J:

Në këtë grup do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e parapara për ditën e sotme.

Gjermania, skuadër që tashma ka siguruar kualifikimin direkt, do të ketë përball Armeninë e cila gjendet në vendin e katërt.

Ndërsa për vendin e dytë do të jetë garë e ashpër mes Maqedonisë së Veriut dhe Romanisë.

Romania do të ketë përball Lihtenshtajnin, dërsa Maqedonia e Veriut do të përballet me Islandën.

Këto ndeshje do të zhvillohen me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme