Google ADS

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fushë-Kosovë, plagoset një person

09:33 | 14 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Një person është plagosur me armë zjarri në Fushë -Kosovë, pasi një tjetër kishte gjuajtur në një kafiteri.

Sipas Policisë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 13.11.2021 – 09:19. I dyshuari mashkull kosovar, në lokal-kafiteri, ka qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme