Në dimër, pjesa më e madhe e hemisferës veriore merr më pak diell se sa gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës. Temperaturat janë gjithashtu më të ulëta, kështu që ne mbulohemi dhe qëndrojmë brenda shtëpisë dhe vendeve tona të punës në mënyrë që të shmangim të ftohtin.
Si rezultat, jemi shumë më pak të ekspozuar në diell, prandaj edhe kemi mungesë të vitaminës D, transmeton portal arbresh.info
Në mungesë të vitaminës D, trupi jonë zvogëlon aftësinë për të absorbuar kalcium, që është i rëndësishëm për forcimin e eshtrave tona.
Në një studim me 360 pacientë (90% gra dhe 10% burra) të cilët raportuan dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe vizituan një klinikë të mjekësisë kurrizore dhe të brendshme gjatë një periudhe 6-vjeçare, 83% e pacientëve të studimit kishin një nivel anormalisht të ulët të vitaminës D.
Këta ishin pacientë, të moshave 15 deri në 52 vjeç, të cilët kishin dhimbje të mesit pa ndonjë shkak të dukshëm për më shumë se 6 muaj. Pas trajtimit me suplemente të vitaminës D, përmirësim i matshëm i simptomave u pa në të gjitha grupet që kishin një nivel të ulët të vitaminës D dhe në 95% të të gjithë pacientëve.
Kur dikush ka mungesë të vitaminës D, sasia e kalciumit të përthithur është më pak se ajo që nevojitet për të përmbushur kërkesat e trupit për kalcium. Kjo rezulton në një rritje të prodhimit të hormonit paratiroid (PTH). Hormoni paratiroide ruan kalciumin duke rritur riabsorbimin e kalciumit nga veshkat. Veshkat më pas prodhojnë një formë hormonale aktive të vitaminës D.
Sasia e ekspozimit në diell që nevojitet për të korrigjuar këtë mungesë të vitaminës D është minimale.
Është vlerësuar se vetëm 10 minuta në diell, me lëkurë të ekspozuar në fytyrë, krahë dhe këmbë, mjaftojnë që një person në muajt e verës të prodhojë 10 mijë njësi të vitaminës D.
Mungesa e vitaminës D mund të trajtohet lehtësisht duke i dhënë pacientit një dozë prej 50,000 njësi të vitaminës D një herë në javë për 8 javë. Trajtimi afatgjatë i mungesës së vitaminës D mund të arrihet duke dhënë 50,000 njësi të vitaminës D një ose dy herë në muaj.
Vitamina D gjendet edhe në shumë ushqime, prandaj është më mirë që të merret përmes ushqimeve natyrale./arbresh.info/
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...