Tiranë: Identifikohen viktimat e vrasjes në Astir

00:13 | 14 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Dy viktimat e atentatit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit janë identifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Erigersi ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Audi” në momentin që është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Mihasi është një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.

Mihasi u arrestua për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve, “Armëmbajtje pa lejë”, dy “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, por u la sërish i lirë brenda muajsh.

Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë.

Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe po shikon kamerat e sigurisë përreth, për të identifikuar makinën që ndodheshin autorët, por edhe të dhëna lidhur me identitetin e tyre./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme