Një tjetër kandidat del në skenë për zëvendësimin e Ole Gunnar Solskjaer, sigurisht nëse drejtuesit e Manchester united vendosin ta shkarkojnë norvegjezin.
Siç raporton “Daily Mail”, trajneri aktual i Leicester City, Brendan Rodgers është favorit për stolin e “Djajve të Kuq”, nëse do të ketë ndryshim në pankinë.
Mësohet se drejtuesit e United kanë kontaktuar një menaxher për të testuar kandidatët e mundshëm.
Në listën, nga e cila doli Conte (tashmë pjesë e Tottenham) dhe ku janë edhe emrat e Ten Hag dhe Zidane (sipas shtypit anglez mbeten opsione të vështira), Rodgers shfaqet si kandidati më i mundshëm.
Pas disa rezultateve të dobëta, po shtohen zërat për largimin e Solskjaer, por klubi ende nuk ka marrë vendimin për shkarkimin e Norvegjezit./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin