Google ADS

Franca “demolon” Kazakistanin, katër gola vetëm nga Mbappe

22:40 | 13 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Franca ka arritur fitore tejet të thellë kundër Kazakistanit me rezultat 8-0 në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Kylian Mbappe kompletoi hat-trickun që në minutën e 32-të, për të përmbyllur kështu rezultatin 3-0 vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe plot pesë gola tjera.

Karim Benzema shënoi dy gola, në minutën e 55-të dhe 59-të, pastaj Adrien Rabiot shënoi në minutën e 75-të, i cili ishte edhe goli i tij i parë me Kombëtaren e Francës.

Antoine Griezmann pastaj nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 84-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar prej 8-0 u përkujdes Kylian Mbappe në minutën e 87-të.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të zhvilluara në këtë orar:

Belgjikë 3 – 1 Estoni

Uellsi 5 – 1 Bjellorusi

Mali i Zi 2 – 2 Holanda./Arbresh.info

Të ngjashme