Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ndodhi këtë të shtunë rreth orës 17:30.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe tri vetura.
“Rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut për kontrollin e autostradës është marrë me procedurat në vendngjarje”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...