Mbyllën pjesët e para, Franca, Belgjika dhe Holanda drejt fitores

21:46 | 13 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Franca, Belgjika dhe Holanda nuk kanë gabuar ndaj kundërshtarëve të tyre në pjesët e para pasi të treja janë në kryesim të rezultatit.

Francezët kanë mbyllur pjesën e parë ndaj Kazakistanit me rezultat 3-0 ku Mbappe ka kompletuar hat-trickun brenda 32 minutave.

Nga ana tjetër, Belgjika kryeson ndaj Estonisë me rezultat minimal 1-0 me golin e Christian Bentekes, ndërsa Holanda gjithashtu kryeson me rezultat minimal 1-0 me anë të Memphis Depay i cili shënoi nga penalltia.

Francë 3 – 0 Kazakistan

Belgjikë 1 – 0 Estoni

Mali i Zi 0 – 1 Holandë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme