Google ADS

Digjen njësorët e rrymës në një objekt banesor në Prishtinë

19:48 | 13 Nëntor 2021
S D

Prishtinë, në një objekt banesor sot janë djegur njësorët e rrymës, por zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz, transmeton arbresh.info.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për arbresh.info.

“Sot rreth orës 18:00, është pranuar informata për një incident zjarri (anë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën ‘Hilmi Rakovica’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme