Bashkimi dhe Penza kanë shënuar fitore në xhiron e pestë të Superligës së Femrave.
Bashkimi ka mundur Vëllaznimin 76:68 (16:20, 12:14. 15:15, 33:19). Ndeshja ka qenë interesante dhe është vendosur në 10 minutat e fundit , aty ku vashat nga Prizreni ishin më të përqëndruara, duke fituar këtë pjesë 33:19, për të triumfuarr në fund 76:68.
Te Bashkimi u dallua, Irma Konjusha me 22 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asisitime dhe Era Shatri me 17 pikë e 17 kërcime, ndërsa te Vllaznimi u dallua Rina Hoda me 19 pikë e shtatë asisitime.
Bashkimi ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Vëllzanimi dy fitore dhe katër humbje.
Nga ana tjetër, Penza ka shënuar fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 89:58 (26:9, 22:6, 27:20, 14:13).
Kampionet dominuan nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar, që ishte e pesta në këtë edicion, ndërsa kanë vetëm një humbje, kurse skuadra mitrovicase ka pesë humbje në pesë ndeshje.
Rael Whitsitt u dallua te Penza me 26 pikë, 18 kërcime, dhjetë asisitime dhe tetë topa të vjedhur, si dhe Jeta Zeka me 13 pikë e 11 asistime./Arbresh.info
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...