Google ADS

Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë, kritikat i pranoj me kënaqësi

18:05 | 13 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Në konferencën e mbajtur sot për media nga Përfaqësuesja e Kosovës para ndeshjes me Greqinë, trajneri i “Dardanëve”, Primoz Gliha u ndal te gjendja e skuadrës së tij dhe dueli me kombëtaren greke.

“Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë e vështirë, Greqia ka ekip shumë të mirë”.

“Futbolli ndonjëherë është i çuditshëm, secili futbollist duhet të bëjë maksimumin dhe duhet të jetë i gatshëm”.

“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin në këtë përballje. Të shohim si do të rrjedhin gjërat”, tha Gliha.

Tekniku i përkohshëm i Kosovës nuk la pa folur as për kritikat e vazhdueshme mbi skuadrën e tij.

Kritikat? “Janë gjithmonë të mirë se ardhura. Duhet t’i pranojmë kritikat, nuk mund të jesh trajner futbolli nëse nuk je i tashëm të pranosh kritikat”.

Kosova zhvillon ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022” kundër Greqisë të dielen me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

Të ngjashme