Autorja e librit “Kangë Popullore Erotike”, Vlora Nikçi ka njoftuar se libri i saj do të përkthehet edhe në gjuhën angleze. Një gjë të tillë do ta bëjë ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Aktorja Nikçi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka thënë se është nder i veçantë për të që përkthimin do ta bëjë pikërisht Abbott, përcjell lajmi.net.
“Edhe pse u bene gjashte muaj nga botimi i dyte i libirt tim “Kangë Popullore Erotike”, pandemia na e beri pak te vonshem promovimin e tij te dyte ne Dukagjini Bookstore. Mbreme u folen fjale te mira per librin nga njerez shume te çmuar, te cilet çdo dite japin kontributin e tyre per vendin tone. Nder i veçant eshte per mua dhe librin, qe perkthimin e tij ne gjuhen angleze do ta beje Ambasadori i Mbreterise se Bashkuar Nicholas Abbott. Permes ketij perkthimi, do t’i japim rast botes te na njeh me mire”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...