“Revolucion” te Prishtina, pas Ramadanit, ata largojnë edhe Bajram Sherifin dhe Fesnik Kërçelin

16:36 | 13 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Prishtina vendoi t’i ndajë rrugët të premten me trajnerin, Zekirija Ramadani.

Trajneri që e shpalli Prishtinën kampion, largohet pas një viti e gjysëm qëndrimi në klub.

“Telegrafi” ka mësuar se te Prishtina ka edhe largime tjera.

Bajram Sherifi që ka mbajtur një kohë postin e drejtorit, Fisnik Kërçeli si drejtor sportive dhe Orhan Abdi trajner kondicional, po ashtu nuk do të jenë më pjesë e klubit.

Sherifi dhe Kërçeli kishin ardhur para dy vitesh te Prishtina me propozimin e aksionarit, Rrahman Haradini.

Prishtina gjatë këtyre ditëve pritet të shpall trajnerin e ri.

Bardhezinjët për momentin gjenden në vendin e gjashtë në renditjen tabelare me 17 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjeve./Arbresh.info

Të ngjashme