Gjigandi japonez i teknologjisë Toshiba ka paralajmëruar një plan për t’u ndarë në tre kompani, me qëllim për të “krijuar vlerë të shtuar për aksionarët”.
Vendimi vjen pasi raportet në media thanë se udhëheqja e kompanisë Toshiba është nën presion nga aksionarët për të rritur vlerën e kompanisë duke ndarë bizneset e saj.
Me këtë zhvillim, dy kompani do të tërhiqen nga pjesa tjetër e operacioneve të kompanisë Toshiba, njëra e fokusuar në infrastrukturë dhe tjetra në pajisje.
Toshiba tha se masa parashikohet të zgjasë dy vite, me qëllim që të listohen të dyja kompanitë e reja.
Sipas kompanisë, ndarja i lejon çdo biznesi të rrit ndjeshëm fokusin e tij dhe të ndihmojë në vendimmarrje dhe në struktura me kosto më të ulët.
“Plani i ndarjes është vetëm fillimi i një procesi që parashikon një transformim të rëndësishëm të çdo kompanie të pavarur, duke i pozicionuar ato më mirë për rritje të qëndrueshme fitimprurëse duke garantuar kthime afat-shkurte për aksionarët”, tha Toshiba. /AA/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut