Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Zyrën e Kryeministrit kanë projektuar një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë mbrëmjen e kaluar për të shënuar fundin e Samitit Global të Klimës COP26 në Glasgow dhe në mbështetje të fushatës globale të UNDP-së për ndryshimet klimatike.
Objekti i qeverisë u ndriçua me figurën e Dinos për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për urgjencën për t’u larguar nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe kalimin në energji më të pastër.
“Po projektojmë Dino-n në Prishtinë për të shënuar fundin e samitit global të klimës, COP26. Dinosauri Frankie është figura kryesore e fushatës globale të UNDP-së për klimën. Miku ynë që ka jetuar para 66 milionë vjetësh ka një mesazh të fuqishëm për ne. Ai u zhduk për shkak të një asteroidi. Ai na pyet pse jemi duke shkuar drejt shfarosjes. Ne jemi duke u përballur me një krizë klimatike – por ende mund të shmangim ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës duke punuar së bashku dhe duke rritur veprimet për klimën. Përmes kësaj fushate, UNDP inkurajon reformën e subvencioneve të karburanteve fosile si një hap vendimtar në luftimin e krizës klimatike dhe lëvizjen drejt një rikuperimi gjithëpërfshirës dhe të gjelbër nga COVID-19”, tha Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Maria Suokko.
Frankie Dino, tipari kryesor i fushatës, është kryprotagonist në një video të shkurtër duke dërguar një mesazh që duhet të veprojmë tani – përpara se kërcënimi i shfarosjes së njerëzimit të bëhet realitet./arbresh.info/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...