Gresa Behluli bëhet nënë për herë të parë

13:43 | 13 Nëntor 2021
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli është nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, Hajrush Behluli, përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan arbresh.info

Ai ka njoftuar se vajza e tij e ka lindur një djalë, të cilit ia ka vënë emrin Diell.

“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona. Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Po ashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat. Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit”, ka shkruar babai i këngëtares.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor është bashkëpunimi me motrën e saj “Numero Uno”, projekt ky i cili u mirëprit nga fansat e artisteve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme