Arrestohet një person dhe dy të tjerë shpallen në kërkim, dyshohen për mbi 15 gram substancë narkotike

12:54 | 13 Nëntor 2021
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, dhe dy të tjerë ka shpallur në kërkim, pasi në veturën e të arrestuarit kanë gjetur mbi 15 gram lënde narkotike, ndërsa pas kontrollit në dy lokacione në Fushë Kosovë, ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Policia bënë të ditur se vetura në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar lëndët narkotike është ndaluar në Milloshevë rreth orës 18:00, shkruan arbresh.info

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, se disa të dyshuar po bëjnë transport të substancës narkotike, më 12.11.2021, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike.

“Policia, rreth orës 18:00 (12.11.2021), në Milloshevë, kanë ndaluar veturën me targa vendore. Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ik me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh, janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogram e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon”, njofton policia.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, nga të njëjtit është marrë konfirmimin për urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari K.T (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë, po ashtu dy të tjerë të dyshuar meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme