Sulmohet drejtori i Urbanizimit në Vushtrri

10:41 | 13 Nëntor 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i Urbanizimit në Komunën e Vushtrrisë është sulmuar fizikisht.

Në raportin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur dje, në orën 14:15.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, 12.11.2021 – 14:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Vushtrrisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Të ngjashme