Google ADS

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Deçan

10:34 | 13 Nëntor 2021
A. B.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim vrasjen në Deçan.

Sipas raportit 24 orësh të policisë në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

“Rr. Luan Haradinaj, Deçan 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/

Lexo edhe:

Deçan, plagoset një person

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme