Ferrari prezantoi coupen BR20 i bazuar në modelin GTC4 Lusso, që është bërë një lloj “aneksi” i serisë luksoze One-Off.
BR20 është inspiruar nga coupen e Ferrarit nga vitet e 50 dhe 60-ta, që e “zbukurojnë” disa karakteristika që ngjajnë me modelet 410 Superamerica dhe 500 Superfast.
Vetura është e dizajnuar si projekt unik për një klient të veçantë, bazuar në platformën GTC4 Lusso që së fundmi është prodhuar, por kjo platformë dukshëm ka ndryshuar.
Para se gjithash, është më e gjatë se origjinali dhe më aerodinamike. Përpara është ridizajnuar maska mbrojtëse që përmban elemente unike të punuara nga karboni.
Edhe dritat janë modifikuar e aty janë edhe fellnet e aluminit prej 20 inçëve. Detajet për performansën nuk janë bërë të ditura, por dihet se vetura ka pasur motor 6,2 litra V12 që bartë fuqinë në të katër rrotat sikurse GTC4 Lusso. Në këtë model motori prodhon 690 kuaj-fuqi.
Projekte të tilla i sjellin shumë para Ferrarit, por lista e pritjes është e gjatë sa që blerësit duhet të presin deri në pesë vite.
Klienti që e porositi BR20 ka qenë “thellë i përfshirë” në dizajnimin e veturës, e identiteti i tij nuk është zbuluar sikurse edhe shuma e parave që i ndau për këtë veturë.
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...