Ftoi përmban disa vitamina dhe për dekada është përdorur në mjeksinë popullore.
Përdoret kryesisht për të lehtësuar kollën dhe për të qetësuar shqetësimet e stomakut, transmeton portal arbresh.info
Falë taninës dhe mukusit, ftoi ka një efekt të dobishëm në punën e zorrëve dhe parandalon sëmundjet infektive.
Ndikon është në sistemin kardiovaskular, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe siguron mbrojtje nga rrezatimi radioaktiv.
Ftoi në vetvete është i shëndetshëm, por edhe farat dhe lëkura e tij janë shumë të dobishme.
Mund të hahet i freksët, por për shkak të ashpërsisë që ka këshillohet që të bëhet lëng ose komposto, të cilat kanë të njejtin efekt në shëndet.
Fruti i ftua është i pasur me shumë vitamina dhe minerale. Ai përmban vitaminë C në sasi të mëdha, madje më shumë sesa mund të gjendet në limon, pastaj vitamina B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur, mangan, klor dhe squfur. Përveç kësaj, ai përmban proteina, fibra dietike dhe karbohidrate.
Pjesa më efektive e ftoit janë farat nga të cilat mund të bëhet çaji, sepse kur qëndrojnë në ujë, farat lëshojnë mukozë e cila zgjidh problemet e kollës dhe pastron sistemin e frymëmarrjes. Përveç kësaj, ato përmbajnë sasi të mëdha të amigdalinës, përkatësisht vitaminës B17, si dhe janë të pasura me yndyrna, taninë, pektinë, sheqerna, emulsinë dhe protide.
Për të përgatitur çajin e ftua, është e nevojshme që farat e ftua të derdhen me ujë të vluar, t’i lini të qëndrojnë për disa minuta dhe më pas të pini çajin./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...